Personi që shihni në foton e mësipërme është 17-vjeçari Vehip Peçi, i cili i dha fund jetës mesditën e kësaj të diele në Gjirokastër.
Advertisements
Ai u gjet i varur nga familjarët në banesën e tij nlë fshatin Valare, ku jetonte së bashku me të ëmën dhe dy motrat, teksa babain e kishte në emigracion për të siguruar të ardhura për familjen.
Advertisements
Burime për mediat bëjnë me dije se familja e Peçi ka jetuar për një periudhë të shkurtë në qytetin e Sarandës, ku aty dyshohet se Vehip Peçi bullizohej gjatë kohës që vazhdonte shkollën 9-vjeçare. Kjo ishte kthyer në një shqetësim për të dhe për familjen, duke i detyruar që të ktheheshin sërish në Gjirokastër.
Ai vazhdonte gjimnazin në shkollën “Siri Shapllo” të Gjirokastër, por nuk dihet ende nëse a ka rënë pre e bullizimit edhe në këtë shkollë apo jo.
Burime për mediat nga të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se 17-vjeçari vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor. Mësohet se ai ishte një nxënës me nota të larta në shkollë.
Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të adoleshentit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.
Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak kohësh, ku një nxënës i shkollës “Siri Shapllo” të Gjirokastër i jep fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur. Kjo për shkak se rreth dy muaj më parë, ky komunitet u trondit dhe nga vetëvrasjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të C.