Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi mitingun elektoral të radhës në qytetin e Pukës. Berisha iu përgjigj etiketimeve të Ramës për gjysmën e burrave në Shqipëri si “çyryk”.
Advertisements
Berisha thotë se kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme dhe perverse nga Rama që futi në tekste shkollore “prindin 1 dhe 2”.
Advertisements
Berisha: Duke denigruar babain, prindin, bashkëshortin, vëllaun e gëzon nënën, motrën. Nuk ka mendje më perverse se kjo. Nuk i ka të rastësishme kjo. Për atë fjala nënë dhe baba duhet të fshihet. Futi në tekste shkollore prindin 1 dhe 2. Solli në parlament ligjin për fermat e grave, që të jenë fëmijët e askujt
Tani thotë ajo që u nda ajo është e duhura për ne. Ajo që ne kemi të shenjtë, djepin tonë të sukseseve është familja. Atë thirrje nuk e pranon asnjë burrë, asnjë grua. Ky njeri i kapur keq nga ato që ka kryer, flet çdo gjë që të marrë ndonjë votë. Jam i bindur se nënat dhe gratë shqiptare do i japin më 11 maj atë që meriton. Do bëjmë gjithçka që fëmijët e tyre të mos largohen nga Shqipëria.