Humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga në aksin Pogradec-Korçë: Dy të lënduara, nënë e bijë në spital
Advertisements
Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, ku një automjet tip “Ford”, i drejtuar nga një 27-vjeçare me inicialet D. M., ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e mjetit.
Advertisements
Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuara drejtuesja e automjetit dhe nëna e saj që ndodhej si pasagjere. Të dyja janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.