Aksident në tunelin e Murrizit/ Disa persona të plagosur transportohen drejt Traumës, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë brenda tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku raportohet për disa persona të plagosur.

Advertisements

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë nga autoambulancat që mbërritën në vendngjarje.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit, tuneli është bllokuar plotësisht, duke shkaktuar një varg të gjatë automjetesh në të dyja anët. Për momentin, qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes By-pass-it të Murrizit.