“Makina nuk është ngatërruar”- Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë për atentatin me 4 të plagsur: S’kanë qenë vetëm dy autorë me motor, por grup shumë më i madh

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj, është ka komentuar atentatin me 4 të plagosur në Tiranë, konkretisht djemtë e pronarit të Pelikani Security, Dior Demiraj 11 vjeç, Marko Demiraj 17 vjeç, shoku i tyre Kian Mullahu 19 vjeç dhe shoferi i familjes Demiraj, Arenc Stafa, 34 vjeç.

Advertisements

Sipas Hajdarmatajt, makina si objektiv nuk është gabuar, ndërsa për personat që kanë qenë brenda, nuk dihet, theksoi ai.

Advertisements

Ndë të tjera tha se autorë kanë qenë më shumë se dy persona.

Hajdarmataj: Nuk mendoj se makina si objektiv është ngatërruar. Mbase ata nuk kanë patur informacion se kush ka qenë në makinë.

Nuk mendoj se kanë qenë dy veta me motor. Grupi ka qenë më i madh sepse ndjekja nga Durrësi me një motor, në sensin praktik nuk funksionon.

Ata që sulmojnë gjejnë pjesën që s’ka kamera. Por ama te Sheshi Shqiponja ka kamera dhe nëse e kanë ndjekur, mund të identifikoheshin

Këto element kur i analizon, mendoj se objektivi si element nuk është ngatërruar, por nëse kanë patur në dijeni janë apo jo të miturit në makinë, është tjetër gjë.

Nuk mendoj se ka kohë për një rast të dytë. Nëse është vrasës me pagesë, nuk i llogarit efektet anësore. Do marrë paratë dhe do ikë. Ai ka punuar gjithë atë kohë për t’u gjetur në atë atentat.