Po transportonin 30 kg kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarë në Zvicër

Tridhjetë kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet zvicerane gjatë një kontrolli rutinë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC), në pikën kufitare të Chiasos, në kantonin e Tiçinos.

Advertisements

Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy me banim në Shqipëri. Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje, ata u arrestuan nga Policia Kantonale.

Advertisements

Dyshimet e para të hetuesve flasin për një shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët.

Prokurori publik Luca Losa po udhëheq hetimet për të rindërtuar itinerarin e drogës.

Deri tani, nga informacionet paraprake, nuk rezulton që kokaina të ketë qenë e destinuar për tregun italian.