Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), për të lënë një mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
Advertisements
Berisha, pas daljes nga Ambasada e Vatikanit ka rrëfyer bisedën e shkurtër gjatë takimit me Papa Françeskun pas inaugurimit të tij.
Advertisements
“I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë. nSë dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë”, u shpreh kryedemokrati.
Sali Berisha: Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papën Françesku.
Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar.
Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë. Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëria. Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës.
I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë. nSë dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë.
Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe për mbarë qytetërimin perëndimor kur gjatë vizitës së tij, Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të kishës shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti mbret gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës.
Urojmë përjetësi atit të shenjtë në jetën e tij të pasosur. Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera. Urojmë përjetësinë Atit të Shenjtë në jetën e tij të pasosur.