Dritan Rexhepi ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Posaçme lidhur me lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e shënuar në janar 2020.
Advertisements
Rexhepi tha se në fund të vitit 2019 ka qenë në burg në Ekuador dhe lajmin për vjedhjen e nje sasie droge në portin Portsmouth të Londrës e ka marrë vesh nga mediat në Shqipëri.
Advertisements
Ai kërkoi nga Gjykata që të ketë një përballje me vëllanë e Jan Prengës i cili në dëshminë e tij ka thënë se e njeh dhe se ka folur me të.
“Nuk njoh askënd me emrin Doçi apo Arusha, nuk me kujtohet. Familjari im pyeti të prokuroria e Tiranës dhe i thanë nuk akuzohet, por do sqarohet nëse është apo jo ky. Nuk njihja askënd nga Shkodra po nga Durrësi. Altin Hajrin nuk e njoh, Dëshiroj të bëhet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nese ka folur apo jo me mua.
Nga ana e saj Prokuroria paraqet prova të reja në proces, komunikimet në aplikacionin Sky Ecc të Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit. Komunikimet kanë ardhur nga francezët. Komunikimet i përkasin Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit.
“Këto prova kanë ardhur së fundmi, ndaj kërkojmë tja paraqesim gjykatës. Do kërkonim te mos bëheshin publike. Komunikimet i përkasin periudhës së vitit 2020. Kanë të bejne pikerisht me çështjen penale, interesimin e tyre të vazhdueshëm për këtë çështje, çfarë ka ndodhur etj”, thanë prokurorët.