E trishtë/ Aktorja e njohur ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare, për çfarë dyshon policia

Aktorja amerikane Sophie Nyweide, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare. Trupi i saj u gjet më 14 prill pranë një lumi në Bennington, Vermont, ndërsa lajmi është bërë publik këtë mëngjes nga mediat ndërkombëtare.

Advertisements

Sophie u bë e njohur që në fëmijëri me rolet e saj në filma si Mammoth (2009), An Invisible Sign (2010) dhe Margot at the Wedding (2007).

Advertisements

Ajo lindi më 8 korrik 2000 në Vermont dhe nisi karrierën në aktrim që në moshën 6-vjeçare me filmin Bella (2006).

Në filmin Mammoth, Sophie interpretoi vajzën e personazheve të luajtur nga Michelle Williams dhe Gael García Bernal.

Vdekja e saj po hetohet nga autoritetet, të cilat nuk përjashtojnë asnjë pistë. Një burrë që ndodhej me të në momentin e ngjarjes po bashkëpunon me policinë, por nuk është i dyshuar.

Pranë trupit të saj nuk janë gjetur shenja jete kur mbërritën ekipet mjekësore. Priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave toksikologjike.

Familja e saj ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate prekëse, ku thuhet:

“Sophie, një jetë që u shua shumë shpejt. Le të frymëzohemi nga prania e saj e shkurtër dhe të përpiqemi të jemi njerëz më të mirë. Është detyra jonë t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të bëjmë të duhurën për ta”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se; Sophie vuante nga trauma të pazgjidhura dhe dhimbje emocionale, për të cilat përdorte substanca si formë vetë-mjekimi.