Gruaja e parë ‘kryepolice’/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës, vijon “fshesa” e besnikëve të Veliajt

Një tjetër lëvizje raportohet se do të ndodhë në Bashkinë e Tiranës. Pas shkarkimit të Toni Benit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj Xhelilaj do të jetë pasuesja e kësaj detyre.

Advertisements

Referuar burime të “VNA.al”, mësohet se Xhelilaj pritet të emërohet Drejtuese e Policisë Bashkiake. Ky emërim duket të jetë pjesë e “fshesës” për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Advertisements

Në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë. Ky i fundit njihej si një nga njerëzit e afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit i cili “nga larg” po tërheq fijet e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend.