SHUHEN SHPRESAT/ S’ka liri për Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Ditën e sotme u zhvillohet seanca gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Advertisements

Seanca ndaj kryetarit të Bashkisë, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, u mbajt mbahet në orën 13:00 dhe pak minuta me pare u vendos qe Veliaj te rikthehet ne qelin e eparaburgimit ne Durres.

Advertisements

“Vendimi u dha këtë të mërkurë gjatë seancës ku SPAK solli informacion dy mujor, e ku mbrojtja e personave nën hetim kishte kërkuar revokim të masave të sigurisë, përkatësisht “arrest në burg” për Erion Veliajn dhe “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Bani”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Kujtojme se në seancën e datës 16 Prill, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve.

Për këtë aryse seanca u shty ditën e sotme (23 prill).

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.