ktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, feston sot 65 vjetorin e lindjes. Mëngjesin e kësaj të enjte, ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku në ditën e tij të veçantë ka kujtuar bashkëshorten e ndjerë.
Advertisements
Llakaj shprehet se ‘për herë të parë, ditëlindja e kësaj moshe më duket si një numër i zbrazët’. Kjo për shkak se nuk ka pranë bashkëshorten e tij, Kostandina.
Advertisements
“Nuk je Ti, që me dritën e syve të tu në tryezën e festës, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë. Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur”, shkruan aktori i mirënjohur.
Llakaj shton se këtë ditë e kthen në një ditë falënderimi për Kostandinën.