Dashi
Advertisements
Duhet të bëjë një riorganizim të mirë të agjendës. Mbivendosje të reja. Është një katër ditësh që të bëjë të mundur që sot të merren me çështje njerëzore dhe të shtunën do merren me punën. Të dielën nis një periudhë që do bëjnë planifikime shumë më afatgjata. Do e kenë mendjen të lëvzijet dhe udhëtimet.
Advertisements
Demi
Sot është një ditë që agjenda e tyre vështirë të kontrollohet ose të caktohet siç ata duan. Kjo për shkak të devijimeve që do jenë të detyruar të bëjnë, por për mirë. Dielli është te ata, në hyrje serioze me Plutonin dhe Marsin. Të dielën në darkë do kalojnë vështirësitë e ara me Hënën te vetja. Sot ka një tendencë për t’i nisur gjërat, por mungon këmbëngulja. Nesër kanë një ditë të mirë për vete. Të shtunën kanë një tendencë për të qenë vetëm dhe do preferojnë vende me qetësi.
Binjakët
Shqetësimi qendror i ditëve ka të bëjë me lekun në përgjithësi. Nga sot, si tendencë është shumë e fortë për ta gjetur veten të rrethuar me njerëz që i ndjejnë shumë të afërt. Për dreka, për darka. Duket sikur kanë nevojë për të marrë rrezatimin diellor. Duhet të jetë i kujdesshëm të shtunën pas dreke, pasi Hëna është në gradët e fundit të humbjes.
Gaforrja
Sot ka energji për të bërë shumë gjëra, nesër nuk do bëj asgjë dhe pasnesër futet sërish me vrull në çështjet e punës. Hëna e të dielës do u shkoj shumë, pasi është në hyrje shumë të fortë për planifikimet e tyre verore. Kanë tendencën për të treguar apo për të shfaqur shumë siguri te njerëzit që duan.
Luani
Kanë Marsin me vete. Në një hiperaktivitet jo shumë produktiv. Por java tjetër do ndryshoj shumë. Do përmirësohet ndjeshëm. Këtë fundjavë janë në lëvizje, por nuk do ndihen produktiv. Vështirë se mblidhen në shtëpi, por produkti është në shërbim të mbylljes së detyrimeve që kanë të mbarutra nga Marsi te Gaforrja.
Virgjëresha
Duke qenë që kanë këtë dyrje të trefishtë përballë tyre, një pjesë e mirë do merren me çështje që kanë të bëjnë me familjen ose me njerëz shumë të afërt me ta. Në kuptimin më të mirë dhe të qëndrueshëm. Vendimet që merren në këtë periudhë i rezistojnë kohës për gjatë. Në çështje që i përkasin familjes dhe gjërave të tyre të rëndësishme duhet të mendohen mirë. Sepse edhe nëse kanë ujdira këto ditë, do jetë një vendim që do jetë për gjatë.
Peshorja
Marsi te Luanët i ndihmon. Në një mënyrë apo tjetër. Në pjesën e karrierës dhe çështjeve produktive. Në këtë 4 ditësh, Pershorja ka në mendje lëvizjen. Ushëtime pune apo për qef, kryefjala e këtij 4 ditëshi është lëvizja apo udhëitimi. Mirë do bëjë, pasi udhëtimet janë të mbara. Vetëm të shtunën duhet të bëjni kujdes, në orët e vona.
Akrepi
Katër ditësh shumë i mirë. E kanë ndarë mendjen që duan ti japin drejtim gjërave të veta. Sikur bëjnë një nisje të re. Tendenca për t’i vendosur gjërat për një plan të ri do përshkruaj ditët e akrepëve. Momenti është për dashurinë dhe për sigurinë ekonomike. Jo nisje profesionale.
Shigjetari
Më në fund nis periudha e shpërblimit të Satunrit në katër këndësh te ata. Përshpejtimi i çështjeve për gjëra të rëndësishme profesionale. Kanë që nga fundi i mjait 2024, kanë patur ngecje dhe shtyrje profesionale. Nga sot dhe nesër që Hëna shkon në gradë të barabarta me ju, ritmi përshpejtohet dhe do kenë shije më të mirë me sigurinë. Kjo në profesion dhe në dashuri (në raporte që i kanë rezistuar kohës).
Bricjapi
Edhe për Bricjapin, tendenca për të bërë lëvizje dhe organizime të vogla është prezente dhe do e gjejnë veten me njerëz. Nuk do fokusohen shumë te çështjet e punës. Nuk ka atë lodhjen maksimale që u dha marsi te gaforrja. Ndihen më të lehtësuar në agjendë. Tematikat që duhet të shmangin nesër dhe të shtunën në mëngjes janë çështjet e lekut. Lërini këto biseda nga e hëna dhe në vazhdim.
Ujori
Dielli akoma nuk ka vajtur në hyrjen e Plutonit me Marsin përballë. Por sa më shumë t’i afrohen fundit të javës, aq më të lehtësuar dhe optimist do jenë. Do dalin nga shija e keqe që i ka dhënë Marsi te Lunaët. Fundjava sjell pranverë për ju. Çështje që i përkasin ekonomisë është tendenca e këtij 4 ditëshi dhe zgjidhja do vij.
Peshqit
Vazhdojnë të kenë një agjendë me sociale, më e qeshur. Është periudhë shumë e mirë për të marrë vendime serioze në lidhje me familjen, që do i rezistojnë kohës. Një pjesë e mirë do marrin vendime për fejesa, martesa. I pret një verë shumë e bukur emocionalisht.