Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku tregoi se si kishte kontaktuar me Dritan Rexhepin ndërkohë që ai ishte në burg në Ekuador.
Advertisements
Hoxha tha se në atë kohë emri i tij ishte përmendur si i përfshirë në zhdukjen e Jani Prengës, vetë gazetari kishte dashur ta kontaktonte Dritan Rexhepin, por edhe ky i fundit kishte dashur të sqaronte rolin e tij në këtë ngjarje. Hoxha tha se kishte qene vetë Dritan Rexhepi ai që e kontaktoi fillimisht për të thënë se nuk kishte lidhje me këtë ngjarje e donte të qartësonte familjarët e viktimës.
Advertisements
“Edhe unë e kam kërkuar atë dhe ai ka kërkuar të flasë me mua. Ai ka qenë në burg me bosat më të mëdhenj të Ekuadorit. Mesa duket ai duhet të ketë përdorur telefonin e dikujt tjetër se mbaj mend që numri ka qenë me prefiks të Ekuadorit. Ai ka folur nga telefoni i ndonjë të dënuari të rëndësishëm atje, ndërsa telefoni që fola unë ishte i të afërmit të tij. Kur fola me të, nuk jemi marrë me debatet e mëparshme por jemi marr vetëm me këtë çështje. Ai më ka thënë që unë “dua të sqaroj pozicionin tim, sepse unë nuk jam i përfshirë në këtë histori, kam dënimet e mia, por te kjo histori nuk kam gisht. Dua të qartësoj familjarët e viktimës”.
Në këtë moment unë i thash që dua të bëjmë një intervistë me ju ku ju të sqaroni shumë pikëpyetje që janë në Shqipëri, shumë akuza që janë ndaj jush dhe midis këtyre të jap mundësinë që të tregosh këtë histori. I kam marrë intervistë shumë të gjatë dhe i kam vënë një kusht të më nis foto nga burgu. Ai më ka nisur foto nga qelia. Unë kërkova vetëm disa elementë sigurie se me kë po flas.
Ai aty ka bërë një rrëfim që është rrëfimi i parë dhe i fundit i tij. Ajo është një nga intervistat që i janë referuar mediat më të mëdha në botë. Nëse deri në atë moment emri i tij qarkullonte në tre kontinente, u njoh në të gjithë botën. Ai nuk është një Pablo Escobar, por ishte një person që ishte në vendin e duhur dhe kishte kontaktet e duhura. Është një njeri që kur u arrestua për herë të parë ka qenë student i fakultetit juridik. Pjesën tjetër të jetës ky e ka kaluar në burgje”,-tha Artan Hoxha.