Pse nuk duhet të bëjmë dush më shumë se 20 minuta?

Shumë dushe në verë mund të na freskojnë dhe në dimër mund të na qetësojnë, megjithatë, përveç arsyeve mjedisore dhe humbjes së panevojshme të ujit, qëndrimi i gjatë nën ujë ndikon edhe në trupin tonë.

Advertisements

Sipas doktor Anjali Mahto, dermatologe në British Skin Foundation, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, pasi përndryshe lëkura mund të thahet tepër.

Advertisements

Për më tepër, vajrat natyralë të prodhuar nga gjëndrat dhjamore e mbajnë lëkurën të hidratuar, kështu që bërja e një dushi të gjatë shkakton heqjen e kësaj “mburoje” të dobishme.

Pra, një kohëzgjatje deri në 20 minuta është ideale dhe nuk ka nevojë ose duhet të zgjasë më shumë.

Nga ana tjetër, për hidratimin dhe mbrojtjen e trupit, nuk luan rol vetëm kohëzgjatja e dushit tonë, por edhe shpeshtësia e tij.

Sigurisht që në verë nevoja për të bërë dush 2 ose më shumë herë në ditë mund të jetë e madhe, por duhet shmangur.

Përveç mbetjeve të djersës dhe mikroorganizmave të tjerë patogjenë, dushi shumë i shpeshtë largon edhe bakteret e dobishme nga lëkura që e mbrojnë atë. Përveç kësaj, ekziston mundësia që për shkak të thatësisë të krijohen plagë të vogla në lëkurë, të cilat lehtësojnë transmetimin e infeksioneve.