Ikja e trishtë e Fatmir Memës pranë të birit 14 vjeçar! Vdekjen e djalit nuk e kapërceu dot kurrë

Fatmir Memaj, zëvendësdekan dhe një ndër profesorët më të mirë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe kolegë e miqtë të shumtë që sot janë padyshim zemërthyer për ikjen e Fatmirit.

Advertisements

“Me hidhërim të thellë, familja ju njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta para kohe Profesor Fatmir Memaj”, thuhet në njoftimin e shkurtër të familjes Memaj.

Advertisements

Newsbomb.al ka raportuar herët këtë mëngjes se profesor Fatmiri, një profesionist i palodhur dhe ndihmues i studentëve e kolegëve të rinj që i bashkoheshin ekipit të mësimdhënies në FEUT, kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Për studentët, ai ishte më shumë se thjesht një profesor, ndaj vdekja e tij i ka tronditur të gjithë.

Pavarësisht se në çdo moment rrezatonte qetësi e mirësi dhe i buzëqeshte kujtdo, profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit kishte gati një dekadë që jetonte me peshën e madhe të mungesës së djalit, Aleksit 14 vjeçar që u nda papritur dhe padrejtësisht nga jeta.

Kolegët shprehen se vdekja e Aleksit në vitin 2016 ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme të Fatmirit për ta bashkuar me të birin.

Ndër profesorët më të mirë të Ekonomikut, ikja e
Profesor Fatmir Memaj me djalin, Aleksin
Kushdo e mban mend fushatën e madhe që nisi në vitin 2016 për të shpëtuar djalin e profesor Fatmir Memës. Aleksi 14 vjeçar u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë dhe kolegë e studentë të Ekonomikut nisën të shpërndanin ku të mundnin një mesazh ndërgjegjësues për ndihmë.

Bashkë me bashkëshorten Jola, ata vendosën të nxirrnin në shitje gjithçka për të grumbulluar shumën e madhe të parave (deri në 500 mijë euro) që nevojitej për të nisur Aleksin për kurim në Itali. Fatkeqësisht, vogëlushi nuk ia doli dot ta fitonte betejën për jetën.