Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete, përfshihet dhe autobusi i ekipit të femrave të Skënderbeut! Disa mbeten të lënduar(VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha. Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Advertisements

Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Raportohet se gjendja shëndetësore e vajzave është e mirë. Vetëm dy-tre vajza kanë pësuar dëmtime të vogla por pa probleme për jetën

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.