E rëndë! Gjendet e pajetë në nje varkë shkrimtarja e njohur

Alexandra Fröhlich, shkrimtarja e njohur gjermane, është gjetur e pajetë të martën në mëngjes në një varkë pranë shtëpisë së saj, në bregun Holzhafen të lumit Elba, në distriktin Moorfleet të Gjermanisë. Ajo ishte 58 vjeç dhe romanet e saj janë ndër më të shiturat në Gjermani.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, trupi i Fröhlich u gjet nga djali i saj, i cili e zbuloi atë mëngjesin e 27 prillit. Policia ka nisur hetimet për vrasje dhe ka njoftuar se hetuesit po kërkojnë të dyshuarit e mundshëm. Dyshimet fillestare lidhen me mundësinë që vrasësi mund të ketë qenë i njohur për shkrimtaren.

Advertisements

Sipas autoriteteve, ajo besohet se ka ndërruar jetë midis mesnatës dhe orës 5:30 të mëngjesit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ky krim të ketë pasur një lidhje personale me viktimën.

“Sipas informacioneve aktuale, të afërmit e gjetën gruan 58-vjeçare të pajetë në skafin e saj dhe lajmëruan brigadën e zjarrfikëses, e cila ishte në gjendje vetëm të konfirmonte vdekjen e gruas”, tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale. Pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, autoritetet hetuese tani besojnë se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës”, thuhet në njoftim.