Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Vajzë apo djalë”, në Top Channel, ku ka bërë një rrëfim të ndjerë. Ajo ka ndarë për herë të parë me publikun një përvojë shumë të dhimbshme që ka përjetuar vitin e kaluar.
Advertisements
Moderatorja tregoi se në janar kishte kaluar një abort spontan, pa ndonjë arsye të qartë mjekësore.
Advertisements
Megjithatë, Rudina zgjodhi t’a shihte këtë ngjarje të rëndë nga një këndvështrim më pozitiv, duke e përshkruar si një moment reflektimi dhe forcimi për të dhe familjen e saj.
“Unë vitin e kaluar në janar pata një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar. Zgjodha ta përjetoja këtë situatë në një mënyrë tjetër. Ishte një përvojë që na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”, tha aktorja e dashur për publikun.