Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati/ Plagosen 5 persona, njëri prej tyre dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Këtë të hënë, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Advertisements

Njëri prej të plagosurve ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.