Arrestimi i shefit të Rrugores/ SPAK sekuestron pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë, ja për çfarë dyshohet

SPAK ka sekuestruar pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë ku ndodhet pas hekurave shefi i Rrugores, Roven Zeka. Ka dyshime se zyrtarë të policisë kanë marrë kontakt me Roven Zekën, raporton gazetarja Klodiana Lala. Shefi i Qarkullimit Rrugor u vendos në pranga më 19 Prill me urdhër të SPAK. Prokuoria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Advertisements

Ndaj tyre është ngritur një akuzë për korrupsion dhe që ka lidhje, në fakt, me një ngjarje të rëndë, ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, pesë persona kanë përfunduar në spital, ngjarje ndodhur disa javë më parë. Referuar të dhënave të bëra publike nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me operacionin e kryer nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u mësua se tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill.

Advertisements

Gjatë seanës në Gjykatën e Posaçme, më 22 Prill, mësohet se Roven Zeka është shprehur se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare. Dy shefat e Rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit. Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mos veprimet e oficerit Edison Tabaku.

Costco Shoppers Say This Serum “Removes Wrinkles Like Crazy”
The Skincare Magazine
Në urdhrin e ndalimit të lëshuar nga prokurorja Elida Kaçkini evidentohej se të 3 punonjësit e policisë janë transferuar në Tiranë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ku kanë shërbyer më parë. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni E. V., për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill. Arrestimet u bënë më 19 prill, menjëherë pas zbulimit të rastit, teksa Prokuroria ka zbardhur nëpërmjet përgjimeve edhe bisedat dhe aferën korruptive.

Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se Edison Tabaku e njihte bashkëshortin e gruas që shkaktoi aksidentin. SPAK pretendon se ka fakte që Edison Tabaku është takuar dy herë me E. V., me qëllim marrjen e një shumë parash për t’i ndarë me dy eprorët. SPAK saktësoi se ka fakte e përgjime që mundësojnë komunikime me shuma konkrete në lidhje me mbylljen e çështjes së aksidentit të shkaktuar nga shtetasja A. V., ku u tha se u plagosën 5 persona