SPAK i sekuestron telefonin biznesmenit të ndërtimit, ja cfarë zbuluan hetuesit

Jane zgjeruar ne disa drejtime, hetimet e SPAK pas arrestimit te shefit te qarkullimit ne Tirane Roven Zeka.

Advertisements

Diten e sotme, SPAK sekuestron pamjet filmike të kamerave në bllokun e sigurisë në Tiranë, ku pas arrestimit u mbajtën nën dyshime për korrupsion shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, shefi i Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, dhe oficeri gjyqësor, Edison Tabaku.

Advertisements

Sekuestrimi i pamjeve u krye pas marrjes së disa informacioneve se në qelinë e Zekës kishin hyrë zyrtarë të lartë të Policisë për ta takuar, çka sipas ligjit nuk lejohet, pasi ai ndodhej nën hetim për korrupsion.

Pas këtij veprimi, SPAK ka thirrur dhe ka marrë në pyetje edhe një biznesmen të njohur ndërtimi, të cilit i është sekuestruar edhe celulari.

Vna shkruan se, në celularin e biznesmenit janë zbuluar të dhëna kompromentuese për disa zyrtarë të lartë të Policisë, si p.sh. planimetri të vilave në Himarë.

Roven Zeka dhe dy vartësit e tij u arrestuan me dyshimet për korrupsion, pasi akuzohen se kanë kërkuar ryshfet për të mos arrestuar gruan e një biznesmeni, e cila ishte e përfshirë në një aksident me disa të plagosur.