“Sollën “Latifin” t’i vënë kapelën në kokë “Bufit”/ Rama ironizon PD: 6 mln dollarët, kanë…

Kryeministri Rama vijon diskutimet e hapura me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetin social facebook. Kryesocialisti nuk ka kursyer ironitë për PD, dhe Kreun e saj Berisha.

Advertisements

“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?

Advertisements

Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.

Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it,. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha Rama.