Aksident në aksin Elbasan–Peqin/ Automjeti përplaset me autobusin, disa persona dërgohen me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.

Advertisements

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.

Paraprakisht, raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.