Cilin banor ka telefonuar për kafe pas BBV? Arbër Hajdari thotë troç emrat e opinionistëve…

pinionisti i katër edicioneve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Advertisements

Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion të katërt të reality show-t dhe miqësive të fituara

Advertisements

Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.

Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish- banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipiëri, që prej edicionit të parë të tij.

Ndërkohë i ngacmuar nga moderatorja e njohur se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Më tej Arbri pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Lico dhe producenten, Sara Hoxha.

“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njëshi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, ka përfunduar Arbri fjalinë.