Nisi të fliste me partneren e një prej rrëmbyesve, si u fut në kurth Edvar Agalliu nga 32-vjeçarja! I kërkoi të takoheshin tek Pazari i Ri, por… Detaje nga marrja peng e 68-vjeçarit, gruas së tij i morën 20 milionë lekë

Detaje të reja dalin nga pengmarrja e 68-vjeçarit, Edvar Agalliu. Nga hetimet ka rezultuar se rrëmbimi i tij ka qenë i planifikuar.

Advertisements

68-vjeçari është futur në kurth nga Nikoleta Begolli, partnerja e një prej rrëmbyesve.

Advertisements

Edvar Agalliu kishte filluar të fliste me 32-vjeçaren ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Sulejman Sinën.

Më pas dyshohet se është nxjerrë në pritë nga Nikoleta Begolli, e cila pas komunikimeve ajo i ka kërkuar që ta takonte në zonën e Pazarit të Ri.

Atje e ka pritur Sulejman Sina, vëllai i tij Klinton Sina, si edhe Idajet Mashollari, të cilët e kanë futur me forcë në makinë duke e dërguar në Kakunjë të Tiranës.

31-vjeçari Sulejman Sina rezulton se më parë ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë.