Pësoi arrest kardiak në timon dhe përplasi dy automjete të tjera, shoferi 58-vjeçar humb jetën

Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Advertisements

Shoferi me iniciale T. Z., ishte në timon kur shfaqi shqetësime shëndetësore dhe për pasojë automjeti që drejtonte u përplas me dy makina të parkuara.

Advertisements

58-vjeçari është transportuar në spital, por s’ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti”, njoftoi policia.