Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit në Tiranë, ku një lëndë plasëse ishte vendosur në gomën e përparme të një automjeti të parkuar në rrugën “Pjetër Budi” pranë zonës së “Qytetit Studenti”.
Advertisements
Automjeti është në pronësi të një gruaje me inicialet M.K
Advertisements
Policia bën me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.