Detaje të reja dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Raportohet se ngjarja është inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit.
Advertisements
Familjarët që posedojnë apartamentin para hyrjes të cilit shpërtheu lënda plasëse, sipas informacioneve paraprake pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.
Advertisements
Raportohet se ata udhëtojnë në të njëtin shtet të Europës pasi largohen nga Shqipëria.
Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona.
Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.
“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.