“Makinën ia lashë në përdorim një miku”- U arrestua si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Renato Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetaj: S’kam lidhje me krimin! Dyshimet se mjeti u çmontua

Eris Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ka dhënë dëshminë para oficerëve të policisë.

Advertisements

37-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e Renato Hoxhajt, krimi që tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit.

Advertisements

Për makinën ai ka thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi. Ndër të tjera ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij.

Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës. Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë çmontuar.