Policia e Fierit ka arrestuar disa ditë më parë një 55-vjeçar, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj mbesës së tij 5-vjeçare.
Advertisements
Rasti ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ndërsa babai i vajzës ka deklaruar se situata është e sajuar nga ish-bashkëjetuesja e tij, me qëllim për t’i marrë kujdestarinë e fëmijës.
Advertisements
Sipas tij, nëna e vajzës e ka braktisur që në moshë foshnjore, dhe 5-vjeçarja është rritur nga gjyshërit.
Mamaja e 5-vjeçares, në një rrëfim nga studio e emisionit “me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, ka treguar detaje rrëqethëse.
Ajo pretendon se ka të filmuara dëshminë e së bijës ku tregon abuzimin nga gjyshi, prova që janë dorëzuar në polici.
“Më shfaqej vajza në ëndërr sikur e ndjeja që diçka po ndodhte me të. Shkova në shtëpinë e tezës dhe i thash shko merr vajzën sepse më ka marrë shumë malli.
Aty vajza nisi të fliste, po kruante kokën, e pashë që ishte mbushur me morra. Të qelbte erë vajza. Më tha mami nuk rri dot në këmbë, as ulur, e ula në një stol. I thash mami fërkohu vetë.
E çova në krevat, kushërira e saj ishte aty gjithashtu. Më tha mami më dhemb shumë, gjyshi s’më lë rehat më shtrëngon, më fërkon.
I them kushërirës urgjent merr telefonin ta filmojmë sepse e dija që ndryshe nuk do të më besonte njeri. E pashë që ishte shumë e skuqur poshtë. Mora policinë menjëherë”, tha ai.