Bikini në vend të pankartave! Plazh për 1 Maj, qytetarët mbushin bregdetin në Durrës

Simbol i protestave dhe marshimeve për të drejtat e punëtorëve, 1 Maji në Durrës ka marrë një tjetër kuptim dhe pamje.

Advertisements

Në vend të pankartave dhe thirrjeve për kushte më të mira pune, bregdeti durrsak është gjallëruar edhe sot nga pushues të shumtë nga Durrësi dhe qytetet e tjera. Ata kanë mbushur bregdetin për të shijuar këtë ditë pushimi. Shëtitjet buzë detit, kafenetë plot, si dhe drekat me familje dhe miq në restorante janë kthyer në ritual të 1 Majit.

Advertisements

Plazhi nis herët, kurse dita ndërkombëtare e punëtorëve është gjithnjë e më shumë vetëm një ditë pushimi e festimi, jo për fitoret sociale, por për kënaqësitë e vogla që ofron një ditë plot diell pranë Adriatikut.