Një avion i vogël u rrëzua ditën e sotme në rajonin e Umbrias në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një prej dy personave që ndodheshin në bord.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në provincën e Perugias, konkretisht në zonën Mercatello të komunës së Castel Ritaldi-t.
Advertisements
Sipas raportimeve të ekipeve të zjarrfikësve nga Spoleto dhe Foligno, avioni përfundoi mbi një depo industriale që i përkiste një kompanie prodhuese të materialeve mjekësore.
Njëri nga pasagjerët arriti të shpëtonte mrekullisht pasi braktisi avionin para se të ndodhte përplasja fatale. Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.