“Ajo po komandon në shtratin tonë”, kush u bë shkak për sherrin mes Albës dhe Limit në Ferma VIP (Video)

Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, tensionet janë rritur mes çiftit Alba dhe Limi, ku një situatë me Keisin është bërë shkak për një debat të ashpër mes tyre.

Advertisements

Ngjarja ndodhi teksa Keisi ishte në shtrat duke biseduar me Limin dhe e ftoi edhe Albën të bashkohej. Kjo ftesë nuk u prit mirë nga Alba, e cila reagoi menjëherë dhe ngriti zërin ndaj partnerit të saj.

Advertisements

Alba, e irrituar nga pranisë së Keisit në hapësirën që ajo e konsideron private, u shpreh: “A ka mundësi t’i ndash muhabetet si burrat? Nuk mund të vijë dikush tjetër te dysheku ynë e të japë komandën.”

Nga ana tjetër, Limi mbrojti veten duke i kërkuar Albës të mos vendoste kufizime mbi sjelljen e tij:
“Jo kushte mua, nuk mund të më vendosësh. Nëse ti i ke bezdi këto gjëra, unë nuk i kam. Mua mos ma ngri zërin.”

Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke akuzuar Keisin për sjellje përçmuese dhe kontrolluese: “Ajo sillet me komandë te dysheku ynë. Vjen, më shan mua te dysheku ynë. Bën komandën. E kupton çfarë po lejon apo jo?”

Debati mes tyre u mbyll me largimin e Limit nga ambienti ku po diskutohej, duke lënë të hapur tensionin mes çiftit. Situata ka ngjallur interes të madh edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit po ndajnë mendime të ndryshme për sjelljen e të treve.