Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Shkodrës. Një turist amerikan vrau gruan e tij me thikë teksa ishte në gjendje të dehur.Nga postimet në rrjetet sociale çifti po eksploronte Shqipërinë, ndërsa kishin planifikuar të largoheshin përfundimisht nga SHBA.
Advertisements
Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.
Advertisements
Ishte një nisje me zemrën plot ëndrra. Më 24 mars, shesin edhe makinën e fundit dhe përgatiten për një fillim të ri në Europë.
“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim të mbushur me gëzim dhe emocion.
Në rrjetet sociale, 57-vjeçarja ndante detaje për udhëtimin që i priste:
“Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë”.
Më 27 mars, Sandra dhe Brendoni mbërrijnë në Shqipëri. Destinacioni i parë është Tirana, ku kalojnë disa ditë të qeta dhe të mbushura me përjetime pozitive. Në çdo foto, në çdo postim, nuk mungon edhe Harvey, qenushja e tyre, pjesë e pandashme e familjes dhe i këtij udhëtimi.