Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, bomba i shpërthen në duar! Humb jetën 38-vjeçarja në Selanik, zbulohet e shkuara e saj. Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën pasi një bombë shpërtheu në duart e saj në orët e para të mëngjesit në qytetin e Selanikut.
Advertisements
Nga verifikimi i pamjeve të disa kamerave të dyqaneve të zonës duket se gruaja në fjalë mbante një pajisje shpërthyese në një çantë dhe planifikonte ta vendoste atë në një bankomat.
Advertisements
Pasi e ka lënë pranë ndërtesës së bankës ajo është larguar disa metra , është kthyer përsëri dy herë për të parë se përse bomba nuk po shpërthente dhe hera e dytë ka qenë fatale pasi i ka shpërthyer në duart e saj duke i prerë njërën dorë dhe duke e plagosur rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe i është dhënë ndihma e parë, por gjatë rrugës për në spital ajo ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi në një lagje banimi në qendër të Selanikut, përpara një pallati ku në katin përdhes ndodhet një filial banke. Pamjet pas shpërthimit tregojnë një brimë në anën e ndërtesës , dyqanet, muret e pallatit dhe makinat e parkuara aty pranë kanë pësuar dëme nga vala goditëse. Llamarina dhe copa xhamash janë shpërndarë në rrugë dhe trotuar.
Njësitë e mjekësisë ligjore dhe oficerë të antiterrorit kanë kryer për orë të tëra kërkime në vendngjarje. Burime policore kanë deklaruar se ka filluar një hetim penal pasi 38-vjeçarja kishte qenë e përfshirë në vepra të tjera penale në të kaluarën si pjesëmarrje në grabitje, falsifikim, prostitucion, trafikim lëndësh narkotike dhe posedim armësh.