Detaje të reja nga plagosja e 5-fishtë në Laç! Dyshohet se autori është ndihmuar të arratiset, në ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e 5-fishtë në qytetin e Laçit. Pas gjetjes së armës, policia dyshon se autori është ndihmuar për t’u arratisur nga persona të tjerë.

Advertisements

Dyshimi i ngritur ka krijuar dhe pistën se në ngjarje kanë ndihmuar dhe persona të tjerë, të cilët ende janë të paidentifikuar.

Advertisements

“Mendohet se është ndihmuar të arratiset, dyshohet se ka dhe të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”- ka thënë gazetari Hila në Report Tv.

Hila thotë se policia ka marrë në pyetje dëshmitarët që janë ndodhur në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.