24-vjeçari ndërroi jetë/ Ja si paraqitet gjendja e katër të plagosurve të tjerë në përplasjen me armë në Laç

Të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj dhe Amarildo Ndoj

Advertisements

Paraditen e të shtunës, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale, mbetën të plagosur me armë zjarri.

Advertisements

Të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj dhe Amarildo Ndoj, të cilët janë transportuar te Trauma për mjekim të specializuar. Aktualisht Daniel Gjeloshi, Liridon Ismaili, Angjelina Ndoj jashtë rrezikut për jetën dhe do vijojnë të qëndrojnë në spital, ndërsa Amarildo Ndoj vijon në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohe fatkeqësisht në Spitalin e Traumës ndërroi jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç i mbetur i plagosur ditën e djeshme nga të shtënat në Laç.