“Kisha frikë!”- Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit, Klevis Ndreca!

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spitalin e Trumës.

Advertisements

sherri lac,

Advertisements

Sipas raportimeve i arrestuari Klevis Ndreca, 28 vjeç ka qenë i pari që ka nisur të qëlloj me armë.

Në dëshminë e tij paraprake, 28-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij, i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin dhe për këtë arsye i ka qëlluar.

Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj, 26 vjeç dhe Gerald Bitrin, 24 vjeç, ky i fundit ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës.

Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë dhe është vetëdorëzuar në polici më pas, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai është vetëdorëzuar pas lokalizimit nga policia ku kanë bërë kontrolle edhe me dron në zonën ku ishte fshehur.

Si nisi sherri?

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave.

5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje, në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar. Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit.

Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26 vjeçarit Daniel Gjeloshi.