Aksident i rëndë/ Makina përplaset me motorin, përfundojnë në spital dy të rinj!

Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 20:30 në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”.

Advertisements

Policia bën me dije se shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.

Advertisements

Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.

Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.