58-vjeçari i jep fund jetës , vetëvaret në një nga dhomat e shtëpisë

Një 58-vjeçar ka vendosur t’i jap fund jetës duke u vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë në lagjen “13 Shtatori” në Berat.

Advertisements

Ka qënë bashkëshortja ajo që e ka gjetur të varur në dhomën e gjumit dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Advertisements

Burimet policore bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima Ylli Reka është vetëvarur në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas burimeve policore në vendngjarje, mësohet se viktima Ylli Reka, para aktit të vetëvrasjes i kishte lënë një letër bashkëshortes ku i kërkonte falje por duke qënë i sëmurë dhe drejt paralizimit të plotë nuk donte ti bëhej barrë askujt.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.