Prej dy ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e quajtur Qafë-Burrel, në Klos.
Advertisements
Kushëriri i Beshirit, Mevlan Taraj ka apeluar për ndihmë që të ndërhyjnë institucionet shtetërore që të ndihmojnë me gjetjen e trupit të të riut.
Advertisements
Taraj u shpreh se trupi i tij mund të gjendet vetëm përmes aparaturave të posaçme, ndërsa theksoi se kjo ngjarje ka sjellë një tronditje të madhe në familjen e tyre.
Ai theksoi se terreni i thyer e ka bërë të pamundur që trupi i pajetë i të riut të nxirret nga kërkimet që janë kryer deri më tani.
“Me sa informacione kemi dimë që është një kompani turke që ka aparaturat, por emrin nuk ja di. Kemi marrë vesh që një rast i ngjashëm ka ndodhur në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin.
Deri tani më shumë ka vullnetarë dhe disa ushtarë si dhe efektivë të policisë që po kërkojnë. Nuk mund ta gjejmë privatisht, terreni është shumë i thyer, makineritë nuk futen dot”, u shpreh ai.