Ardit Beshiri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i 29-vjeçarit: Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule! Po kërkojmë me lopatë, s’ka asnjë mjet

Babai i Arditi Beshirit, 29-vjeçarit që u zhduk së bashku me fadromën ku po punonte nën masivin e kromit, ka kërkuar ndihmë për gjetjen e trupit të tij.

Advertisements

“Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule”, deklaroi babai i të riut, mes lotësh.

Advertisements

Ai shtoi se kërkimet po i bëjnë me lopata pasi s’kanë mjete, ndërsa kërkoi ndihmë nga shteti për aparatura më të specializuara për gjetjen e trupit të të birit.

“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti.

Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha.

Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.