“Na thave sytë o zemra e motrës, të kisha gjithçka!” Mbeti viktimë nga plumbat që mori në Laç, kushërira e Gerald Bitrit bën postimin prekës: Të morën në qafë njerëzit e pa shpirt

Plumbat e dala nga arma e Klevis Ndrecës në Laç i prenë jetën në mes 24-vjeçarit Geraldi Birti. Ndonëse luftoi për jetën me orë të tëra në Spitalin e Traumës, i riu nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra, duke mbyllur sytë kështu përgjithmonë e duke lënë pas një dhimbje të madhe të familjarët e tij, të afërmit e të gjithë miqtë, për të cilët “Geri” ishte djali punëtor e zemër mirë.

Advertisements

Së fundmi ka qenë kushërira e tij e cila në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e madhe që ikja e Geraldit ka lënë në familje.

Advertisements

“Geri zemra ime, kushëri, vëlla dhe gjithçka! Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen që na dhe. Jemi rritur bashkë, zemra ime si na ike kështu! Të morën në qafë njerëzit e pa shpirtë. Do na mungosh përjetë”, shkruan kushërira e të riut,  ndërkohë një tjetër mikeshë e të riut ka postuar një video të këtij të fundit ku shihet në shoqërinë e miqve të tij.

“Na thave sytë o zemra e motrës, të kisha

Gerald Bitri kur ka qene i vogel

Teksa shkruan se ikja e tij i ka “thyer zemrën”, ajo ka nxjerrë në pah dhe virtytet që Geraldi kishte, si një njeri punëtor, serioz, por dhe që ndihmonte të gjithë ata që kishin nevojë.

“Pse o ger ike kaq shpejt pse, na thave zemrën. Ishte i vetmi që më bëje me qesh më ndihmojë gjithmonë. Akoma s’më hiqen ato momente nga sytë, më kujtohesh si sot duke punuar dhe me atë seriozitetin tënd ti nuk e meritoje këtë gjë bre ger”, shkruan ajo.

 

Gerald Bitri humbi jetën ditën e djeshme pas orëve të gjata lufte për jetën. Ndonëse bluzat e bardha bënë të pamundurën për të mbajtur në jetë 24-vjeçarin, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra mesditën e 3 majit në Laç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 3 majit ku të rinjtë u përfshinë në një konflikt i cili agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia më herët tha se konflikti mes të rinjve nisi për motive të dobëta, për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale dhe më pas vijoi me përdorimin e armëve.

“Na thave sytë o zemra e motrës, të kisha

Gerald Bitri kur ka qene i vogel

Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.

Si fillim gjithçka ka nisur nga një sherr verbal për shkak të përplasjes së pasqyrave të automjeteve, të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin më vonë për tu sqaruar pikërisht dhe ku ndodhi “fërkimi” i makinave, ku pesë minuta më vonë gjithçka agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

“Na thave sytë o zemra e motrës, të kisha

Viktima Gerald Bitri dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Ka qenë 28-vjeçari, Ndreca ai i cili hapi zjarr dhe më pas Gjeloshi. 28-vjeçari qëlloi tre të rinjtë, pra Gjeloshin dhe dy miqtë e tij, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe shoku i Ndrecës si dhe shitësja e qirinjve Angjelina Gjezaj, 58 vjeç.

Ndërkohë, Gjeloshi nuk ka lënë të plagosur asnjë person, ndërkohë arma e tij është gjetur pak metra larg vendit ku ndodhi gjithçka.

Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici, i cili në dëshminë e tij është shprehur se ka qëlluar me armë zjarri pasi në ato momente ishte frikësuar sepse kishte parë që Gjeloshi ishte i armatosur.

Burime për mediat nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve, Amarildo Ndoj vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu po lufton me vdekjen, teksa bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur atë në jetë.

Ndërsa, tre të plagosurit e tjerë, Liridon Ismaili, Daniel Gjelosi dhe shitësja e qirinjve e cila ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e gabuar, Angjelina Gjezaj, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe do vijojnë të qëndrojnë në spital.