Aksidenti me vdekje në “Elbasan-Librazhd”, policia: Viktima, drejtuesi i një prej mjeteve! Nga përplasja u lënduan edhe 4 të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Elbasan-Librazhd”.

Advertisements

Raportohet se dy automjete janë përplasur rreth orës 08:45. Viktimë ka mbetur drejtuesi i një prej mjeteve, 68-vjeçari me iniciale F. A..

Advertisements

Ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi tjetër, 33-vjeçari me iniciale N. D., si edhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin F. A., 68 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. D., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. A., si dhe janë dëmtuar shtetasi N. D. dhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje vijojnë punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.