36-vjeçari dh*non dajat në Berat, i dëmton makinën me sëpatë

Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje, që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.

Advertisements

Incidenti ndodhi në fshatin Kutalli, ku një 36-vjeçar me inicialet V.P., ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy dajave të tij dhe ka dëmtuar automjetin e njërit prej tyre duke përdorur një sëpatë.

Advertisements

Pas arrestimit në flagrancë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 64.3 gramë kokainë, e dyshuar se do të shpërndahej në treg.

Në gjendje të lirë u procedua dhe shoku i 36-vjeçarit, i cili dyshohet se e ndihmoi në dhunimin e dajave.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, automjetin dhe sendin e fortë të përdorur në konflikt (sëpatën).

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

“Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.

Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve”, njofton policia.