Çfarë po ndodh!? Zgjerohet lufta Indi-Pakistan, raportohen 31 viktima, mes tyre dhe turistë!

Pakistani tha se kishte rrëzuar 25 dronë të Indisë në hapësirën e vet ajrore ndërsa India pretendon se ka neutralizuar përpjekjet e Pakistanit për të goditur shënjestra ushtarake me dronë dhe raketa teksa luftimet mes dy superfuqive bërthamore zgjerohen.

Advertisements

Shkëmbimet e fundit vijnë një ditë pasi India tha se kishte goditur infrastrukturë terroriste në Pakistan, 2 javë pasi akuzoi shtetin mysliman për vrasjen e 26 turisteve në Kashmirin indian. Islamabadi ka mohuar akuzat dhe është zotuar të hakmerret ndaj sulmit raketor që e cilësoi një akt lufte.

Advertisements

Të mërkurën tha se kishte rrëzuar 5 avionë luftë të palës kundërshtare por ambasada Indiane në Pekin i hodhi poshtë pretendimet.

Të enjten, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Sharif Chaudhry bëri të ditur se Pakistani kishte rrëzuar 25 dronë të prodhuar në Izrael nga India, në disa lokacione të ndryshme përfshirë edhe 2 qytetet e mëdha Karachi dhe Lahore.