Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën!

Një 35-vjeçar shqiptare është goditur për vdekje me thikë në rrugën Corridoni, në Prato të Italisë ditën e djeshme.

Advertisements

Viktima raportohet se ishte rrethuar nga një grup bashkatdhetarësh, të cilët më pas e kanë goditur në bark me thikë, duke e lënë të vdekur në asfalt.

Advertisements

Në vendngjarje u gjet edhe një 21-vjeçar shqiptar, i cili ishte i plagosur. I riu është goditur disa herë me thikë, ndërsa mësohet ndërhyri në përpjekje për të mbrojtur 35-vjeçarin, që mbeti viktimë.

Viktima, nuk kishte dokumente me vete dhe s’është identifikuar ende.

Sulmi, i cili ndodhi në një kopsht publik në zonën e Via Baracca, ka ardhur pas një grindje midis bashkatdhetarëve, shkaqet e të cilit mbeten të panjohura për momentin, ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes shqiptarëve.

Autorët janë arratisur dhe ndodhen në kërkim, ndërsa thika me të cilën u krye krimi nuk është gjetur ende.

Ndërkohë, hetimet e policisë po vazhdojnë me ritëm të shpejtë: dy persona janë vënë tashmë në shënjestër të hetuesve, por hetimi është në zhvillim të plotë.