Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre Vladimir Lleshi.
Advertisements
35-vjeçari u godit për vdekje me thikë pasditen e djeshme, më 8 maj, midis rrugës Corridoni dhe Baracca në Prato.
Advertisements
Dy të rinjtë u morën në pyetje para zëvendësprokurores Valentina Cosci. Sipas dëshmisë së tyre, sherri ka ndodhur për shkak të mesazheve dërguar një vajze.
Ata e kishin lënë të takoheshin me Vladimir Leshin në vendin e krimit, ku ky i fundit kishte mbërritur nën shoqërinë e dy personave të tjerë.
Kjo çoi në një grindje që rezultoi fatale për Vladimir Lleshin. Dyshohet se të rinjtë sulmuan 35-vjeçarin dhe më pas u larguan me vrap.
I plagosur mbeti edhe një 21-vjeçar shqiptar që ndërhyri për ta mbrojtur. I riu u gjet i plagosur në vendngjarje dhe u dërgua në spital.