19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

Prokuroria kërkon gjyq për Andrea Kovaçajn, 20-vjeçarin shqiptar nga Ormelle, i cili natën e 20 Janarit 2024 shtypi me makinë Lorenzo Pjetrushin.

Advertisements

Ky i fundit ishte në kofanon e makinës në lëvizje të Kovacajt. Ngjarja u regjistrua në një parking pranë fushave të sportit në Cimadolmo.

Advertisements

Konflikti mes shqiptarëve përfundon në vr*sje, plagoset edhe personi që tentoi të mbronte viktimën
Pjetrushi, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare po ashtu, humbi jetën 9 ditë më vonë, në spitalin e Treviso-s pas dëmtimeve të rënda.

Zv/prokurorja Barbara Sabattini e akuzoi Kovaçajn për vrasje në rrugë. Sipas saj, ai lejoi Pjetrushin që të qëndronte në kofanon e mjetit të tij.

Më pas ai ka lëvizur për rreth 50 metra në një shpejtësi 15-20 kilometra në orë. Në momentin që ka ndaluar, viktima ka rënë në tokë dhe Kovacaj e ka shtypur.

Policia e Sano Polo di Piave thotë në hetimet e saj, se mbrëmjen e tragjedisë disa të rinj ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një kushëriri të viktimës. Të gjithë udhëtonin me makinën e Kovaçajt ku parashikonin që më vonë të shkonin në një lokal nate.

Para se të iknin, Pjetrushi kishte nisur një cigare dhe teksa makina e Kovacajt ishte në lëvizje ai ishte ngjitur mbi kofano. Në një moment Pjetrushi ka rrëshqitur nga kofanoja dhe u godit nga makina. Të gjithë të rinjtë e pranishëm në vendngjarje u munduan t’i jepnin ndihmën e parë të riut, i cili kishte ngecur poshtë makinës.

Shqiptari u dërgua në spital në Treviso ku ndërroi jetë nëntë ditë më vonë si pasojë e lëndimeve shumë të rënda.

“Nuk duam të dimë të vërtetën dhe të kemi drejtësi. Nuk jemi të interesuar në aspektet ekonomike të çështjes”, janë shprehur prindërit e viktimës.

Mënyra se si 18-vjeçari humbi jetën ishte një nga sfidat e rrezikshme në TikTok, ku të rinjtë qëndrojnë në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje, që të krijon përshtypjen e të bërit sërf.